Murlani vazhdon te vuaje dhe pas tre ndeshjesh kampionat te luajtura deri me tani, nuk ka arritur dot te marre qofte edhe nje barazim dhe si rrjedhoje ndodhet ne vendet e fundit te tabeles se klasifikimit. Edhe ne ndeshjen e sotme, ai eshte mundur pikerisht nga Bulqiza me rezultatin 3-1.

Ndeshja eshte luajtur ne Kamez dhe eshte dominuar nga ekioi i Bulqizes i cili ka arritur te kaloje ne avantazh qe ne minuten e 10-te me ane te futbollistit Taku dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e saj.

Ne fillimin e se dytes nderkohe, vendasit do te shenonin edhe golin e dyte me ane te futbollistit Fida pikerisht ne minuten e 48-te, nderkohe qe Taku do te shenonte edhe nje gol tjeter duke i çuar shifrat ne 3-0 ne minuten e 74-te te ndeshjes.

Nderkohe Murlani do te gjente ngushellim vetem me golin e shenuar nga Ari Djepaxhia ne minuten e 90-te, gol qe ne fakt vlen vetem per statistika sepse gjithçka ne kete takim ka folur per ekipin e Bulqizes qe ne kete menyre e ka fituar ate me rezultatin 3-1.

BULQIZA- MURLANI 3-1

MURLANI: Çaku, Ramja, Temja, Keshtejaku, Usamah, Djepaxhia, Lani, Noronha, Trianoski, Santoro, Brahimi. Trajner: Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Nuhi, Cubi, Oliveira, Shpuza e Kodra.