Skuadra koplikase vazhdon rrugen e saj te pretendimeve duke rregjistruar edhe nje tjeter fitore. E rradhes ka qene ajo e sotmja ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes, ne sfiden “derbi” ndaj Ades teksa ne fund te takimit eshte rregjistruar suksesi i Veleçikut ne shifrat 4-1.

Ndeshja eshte dominuar nga djemte e drejtuar nga trajneri Smajli ndonese goli i avantazhit per ta ka ardhur disi vone, pikerisht ne minuten e 40-te dhe ka per autor te mirenjohurin Arsen Hajdari. Pjesa e pare do te mbyllej me kete gol dhe avantazhin 1-0 ne favor te Veleçikut.

E dyta ka nisur me autogolin e Rigers Sekjes qe dyfushoi shifrat per Veleçikun, por pak minuta me vone Elvin Laceja do te shenonte per Aden duke e rihapur ndeshjen por pa bere asgje me shume. Veleçiku kontrollon gjithçka nderkohe qe ne minutat e fundit te ndeshjes do te shenonte edhe dy gola te tjere.

Fillimisht do te ishte futbollisti Marsel Rragami qe do te shenonte golin e trete ne minuten e 76-te, nderkohe qe ne te fundit, do te shenonte edhe futbollisti Alfred Kaçaj golin e katert, ate qe do te vuloste fitoren 4-1 ne favorin e ekipit koplikas.

Me kete fitore ai eshte ngjitur ne kuoten e 10 pikeve dhe duke perfituar nga humbja e Naftetarit kryesues, tashme eshte Veleçiku qe mban i vetem vendin e pare te renditjes pas kater javes kampionat, me tre fitore te arritura dhe nje barazim si dhe me golaverazhin 8-3.

ADA- VELEÇIKU 1-4

Laceja ’69/ A. Hajdari ’40, Sekja ’56 (aut), Rragami ’76, A. Kaçaj ’90

ADA: Ndoj, Pjetri, Ferhati, Laceja, Sekja, Kaçubela, R. Xhahysa, Curri, Kolaj, Frroku. A. Xhahysa. Trajner: Altin Xhahysa. U aktivizuan edhe Hurmi, Qeleshi, Asllani, Frani.

VELEÇIKU: L. Kaçaj, Elbasani, Balaj, Zefi, Banushaj, Kaceli, Shekaj, B. Hasaj, Rustemaj, A.Hajdari, A. Dibra. Trajner: Dritan Smajli. U aktivizuan edhe Alcani, Pjetri, Rragami e A.Kaçaj

Arbiter: E. Menkshi (Pogradec)