Shkruar nga Maringlen Zhivani
Pasi mbylli bashkëpunimin me Teutën, përgatitësi atletik Mark Dodaj është shumë pranë një aventure të re në Superiore. Burime të sigurta pranë palëve bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se Dodaj ka arritur marrëveshjen me Dinamon dhe pritet të jetë pjesë e stafit teknik të bluve për sezonin e ri.
Edhe pse klubi kryeqytetas ende nuk e ka zyrtarizuar afrimin, gjithçka mes palëve konsiderohet e mbyllur dhe mbetet vetëm çështje kohe që marrëveshja të bëhet publike.
Kalimi te Dinamo vjen menjëherë pas largimit të tij nga Teuta, ndërsa Dodaj pritet të vazhdojë punën në elitën e futbollit shqiptar me një nga skuadrat pretendente të sezonit të ardhshëm. “Shkodra Sport” mëson se zyrtarizimi mund të vijë në ditët në vijim.
Për Dodajn është interesuar në fakt edhe Vllaznia por angazhimi i tij edhe si pedagog në Universitetin e Sporteve në Tiranë, ia ka bërë të pamundur lëvizjen drejt Shkodrës, ndërsa tashmë ai do të vijojë punën me blutë.


