Një nga ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë së Parë ka qenë edhe ajo mes Orikut dhe Apolonisë. Takimi është mbyllur me fitoren e bregdetarëve në shifrat 3-0. Një nga protagonistët e ndeshjes ka qenë edhe Eraldo Deda.

Futbollisti shkodran që e nisi si titullar për Orikun, shënoi edhe golin e dytë. Një gol spektakolar nga një distancë prej thuajse 30 metrash. Në një prononcim për “Shkodra Sport”, ai shprehet i gëzuar për këtë gol dhe se kërkon të tjerë në vijim. Po ashtu mesfushori u shpreh shumë optimist edhe për skuadrën e tij.

Deda tha: “Morëm një fitore shumë të rëndësishme sot kundër një skuadre të fortë si Apolonia. Jam shumë i lumtur për këtë gol, pasi është i pari për mua këtë sezon. Tashmë jam zhbllokuar dhe dua të vijoj në këtë rrugë. Dua sa më shumë gola dhe lojëra të mira në çdo javë që kalon.

Ekipi i Orikut ? Është një ambient shumë pozitive ku punohet fort dhe seriozisht. Kjo fitore patjetër na jep një moral për ndeshjet e ardhshme. Ne duam ti marrim një e nga një takimet dhe pse jo të mos jemi ambiciozë që të jemi pjesë e zonës Play Off që të dërgon edhe në Superiore”.
Endri ÇINARi