Vllaznia nuk do të ketë në ndeshjen ndaj Skënderbeut mbrojtësit e krahut, Esin Hakaj dhe Geralb Smajli, të cilët janë të pezulluar për shkak kartonësh.
Kjo ia ka prishur jo pak planet trajnerit Qatip Osmani, i cili ka provuar disa lojtarë në të djathtë dhe në të majtë të prapvijës. Sipas të gjitha gjasave, në vend të Smajlit do të luajë Eslit Sala, ndërsa në krahun e majtë dilemat janë të mëdha.
Alternativë janë Xhelil Asani dhe Flori Spahija, që kanë kaluar dëmtime të gjata, por njëkohësisht si mbrojtës i majtë mund të luajë edhe Esat Mala, i cili ka treguar se mund të bëjë disa role. Gjasat më mëdha janë që të jetë kosovari në këtë pozicion, por kjo mbetet për t’u parë.
FORMACIONI I MUNDSHEM I VLLAZNISE:
Qarri, Sala, Juriç, Stojanoviç, Mala, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Gruda, Çoba, Balaj. Trajner Qatip Osmani.