Pas Vllaznisë, plas edhe te Kukësi. Futbollistët e ekipit verilindor nuk kanë dalë në stërvitje, duke bojkotuar në mënyrë masive për shkak të pagave të pamarra. Për këtë vit, lojtarët kanë marrë vetëm 1 pagë, atë të janarit. Vetëm 6 lojtarë të rinj ishin në fushën stërvitore.

Janë 4 muaj pa u paguar, ndërsa po të llogarisim edhe qershorin që është drejt fundit, bëhen plot 5 muaj. Sikur të mos mjaftonte humbja në Laç, tashmë situatës së nderë i shtohet edhe ky bojkot, që e përkeqëson situatën.

Janë edhe 6 javë deri në fund të kampionatit dhe nëse situata nuk përmirësohet, Kukësi do të rrezikonte vendin e dytë në Superligë, ndërkohë që pasnesër ka për të luajtur ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Futbollistët kishin paralajmëruar se do të kishte bojkot nëse nuk do të jepeshin pagat deri më 20 qershor. Ata, kanë luajtur ndeshjen të shtunën normalisht, me shpresën se këtë të hënë dikush nga klubi do të vinte t’i sqaronte për pagat. Por asnjë sinjal. Si pasojë futbollistët nuk janë paraqitur as në analizë me trajnerin Shehi dhe drejtorin Nexhipi./konica.al/