Vllaznia do te luaje sot ne oren 20:00 ndaj Dinamos ne stadiumin “Loro Boriçi” te fundit ndeshje miqesore ne prag te startit te kampionatit te ri.

Kete ndeshje mesojme se do ta gjykoje nje treshe arbitrash me kryesor Bekris Dragusha dhe asistentet e tij Jetmir Podgorica dhe Ardit Çobaj.

Ajo do te jete shume e vlefshme per te dy trajneret si Migen Memellin e Vllaznise ashtu dhe Luigi Di Biagio e Dinamos, per te pare ekipet e tyre vetem pak dite para startit te kampionatit.

Ndeshja miqesore do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe te dyja skuadrat do te hedhin ne fushe lojtaret qe kane ne dispozicion te tyre per te qartesuar idete mbi lojtaret qe kane ne ekip. Sot pritet mbeshtetja e shume tifozeve shkodrane te cilet i qendrojne besnik ekipit te tyre te zemres.