Kampionat i ri, lajme te reja per Vllaznine. Starti i tij i ka sjelle skuadres shkodrane jo vetem fitore ne javen e pare por edhe nje sponsor te ri.
Behet fjale per birren e njohur “Bavaria”. Skuadra kuqeblu ka zbritur sot ne stadiumin e Laçit me kostumin e saj tradicional, ate kuq e blu por ne vend te logos “FUJI FILM” me te cilen kane luajtur sezonin e kaluar, sot ka patur tjeter.
Mesohet se kompania qe ka ekskluzivitetin e shitjes se kesaj birre ne Shqiperi dhe jo vetem, ka rene dakord me drejtuesit e Vllaznise, per te qene sponsor gjeneral per sezonin 2021-2022.
Nuk behet e ditur shuma financiare qe do te perfitoje Vllaznia nga ky reklamim, megjithate e rendesishme eshte qe tek ajo kane filluar ndryshimet.
Hera e fundit qe ekipi shkodran kishte nje logo te sponsorit gjeneral ne fanelle ka qene sezoni 2012-2013 kur “arstl group” vendosi te sponsorizonte kuqeblute. Tashme ka ardhur “Bavaria” dhe me marketingun qe drejtuesit po bejne, me shume mundesi shume shpejt te Vllaznia do te vijne edhe sponsore te tjere.
Te gjitha keto padyshim qe vijne pas ndryshimeve ne klub dhe kalimit te tij ne duart e biznesmenit Alban Xhaferi i cili eshte shprehur vazhdimisht se do ta shfrytezoje ne maksimum marketingun te klubi shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/