Investimi I bërë në tetorin e vitit 2017 për shtrimin me tartan të pistës së stadiumit “Loro Boriçi” u konsiderua I rëndësishëm sepse ky qytet do të mund të organizonte gara kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë impiant sportiv. Përveç kësaj, do t’u jepte mundësinë shumë të rinjve e të rejave të Shkodrës për t’u marrë me atletikë.

Por pa I mbushur ende dy vite nga përfundimi I këtij investimi, duket se gjendja e tij është degraduar tërësisht. Mjaftojnë të shikoni këto foto të bera ditën e sotme dhe e konstaton lehtësisht këtë gjë.

Investimi prej 350 mijë eurosh I Qeverisë shqiptare duket se nuk është shfrytëzuar si duhet nga firma që ka bërë shtrimin e saj duke bërë që tapeti të mos jetë I cilësisë së duhur, por edhe punimet e bëra lënë shumë për të dëshiruar.

Tartani është ngritur lart thuajse në gjithë pistën dhe pavarësisht ndonjë ndërhyrje që është bërë edhe më përpara në të, duket e vështirë për ta riparuar. Gjendja e tij e ditëve të fundit ndoshta ka ardhur edhe nga temperaturat e larta por kjo kurrsesi nuk e justifikon dëmtimin e tij.

Jo më kot edhe Bashkia Shkodër ka hezituar prej shumë kohësh për ta marrë në dorëzim stadiumin “Loro Boriçi” sepse ka konstatuar përveç problemeve të dokumentacionit edhe shumë mangësi në punime dhe pista e tartanit ka qenë njëra prej tyre. Kjo do të thotë se nuk dihet se si do të shkojë gjendja e saj në vazhdim dhe me siguri që nuk do të ketë fonde për të ndërhyrë dhe për riparuar.
www.shkodrasport.com