Nder sportistet shqiptare pjesmarres ne Festivalin Olimpik Rinor Europian, shpresat me te medha per medalje kane qene te perqendruara tek atleti shkodran Heldi Valikaj.

Ai ka konkurruar paraditen e sotme ne garen e kercimit trehapesh ne Baku te Azerbajxhanit dhe ka arritur te kerceje 14.45 metra, duke perseritur kesisoj rezultatin qe arriti pak dite me pare edhe ne Kampionatin Ballkaniku ku dhe u rendit i dyti duke merituar medaljen e argjendte.

Por ne keto gara europiane, ai eshte renditur ne vendin e shtate. Kuptohet qe edhe pritshmerite kane qene per nje rezultat me te mire dhe vete trajneri i tij Fatjon Serhati e pat deklaruar se me 14.80- 14.90 Heldi mund t’i afrohej medaljeve.

Dhe ne fakt atleti qipriot qe fitoi medaljen e bronzte, ka kercyer 14.92 m, çka do te thote se nese atleti yne do te kishte bere kercimin e tij me te mire, do t’i ishte ofruar zones se medaljes.

Megjithate edhe vendi i shtate ne Europe per moshen e tij, padiskutim qe eshte nje rezultat shume i mire per atletin e Vllaznise dhe te kombetares shqiptare Heldi Valikaj.