Kane luajtur bashke te Vllaznia, u bene bashke te Laçi ne dy sezonet e fundit dhe mund te jene bashke edhe ne nje skuader te trete. E kemi fjalen per portierin shkodran Alen Sherri dhe mbrojtesin lezhjan Renato Malota.

Te dy ata nga sot mund t’i bashkohen skuadres se Egnatias. Akordi eshte arritur dhe mbetet vetem firma ne kontrate dhe zyrtarizimi nga klubi rrogozhinas. Madje bashke me ta mund te prezantohet edhe Emiliano Musta, nje futbollist te cilit ne fakt i doli emri edhe te Vllaznia.

Portieri shkodran siç u be e ditur qe mbreme permes postimit te tij, e ka mbyllur me Laçin dhe do të transferohet tek Egnatia, aty ku pritet të jetë titullar i padiskutueshëm. Po ashtu, edhe Emiljano Musta është larguar nga Kukësi në fundin e sezonit dhe pritet të veshë fanellën e Egnatias.

Malota ofron garanci dhe eksperiencë në qendër të mbrojtjes dhe me shumë gjasa, do të jetë zëvendësuesi i kapitenit Gëzim Krasniqi, me këtë të fundit që duket drejt largimit. Megjithatë, Malota do të qëndrojë te Laçi deri në përfundim të aventurës europiane të kurbinasve e më pas do të transferohet në Rrogozhinë.