Një lajm i fundit ka mbërritur mbrëmjen e sotme pranë zyrave të klubit Vllaznia. Kështu, burime të “Shkodra Sport” kanë mësuar se, është shtyrë hapja e sportelit pranë stadiumit “Loro Boriçi”, për të blerë biletat e ndeshjes Vllaznia-Universitatea Kraiova.
Shitjet e biletave ishin programuar për të nisur që ditën e nesërme. Megjithatë, për arsye objektive, kompania përkatëse, që merret me shitjen e tyre, ka kërkuar që biletat të fillojnë të shitën të shtunën dhe jo ditën e nesërme.
Tashme mbetet per t’u pare nese kjo shtyrje do te kete apo jo ndikimin e vet sepse duhet thene qe ne Shkoder interesimi per kete ndeshje duket i madh. Megjithate ne dispozicion te tifozeve kuqeblu do te jene gjashte dite per te siguruar nje bilete, perpos atyre qe tashme e kane siguruar duke e blere online.
Ndeshja e parë Vllaznia-Universitatea Kraiova, e vlefshme për turin e dytë të Conference League, do të luhet të enjten e ardhshme në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 21:00.
Maringlen ZHIVANI