Skuadra e sulmuesit shkodran Rubin Hebaj ka arritur mbreme nje sukses shume te madh. Nje jave para perfundimit te kampionatit, Al Oruba ka siguruar te drejten per te luajtur sezonin e ardhshem ne eliten e futbollit arab, pikerisht ne “Saudi Arabia”.
Al Oruba eshte ndeshur ne ndeshjen e parafundit te kampionatit me ekipin Al Jabalain dhe ka fituar me rezultatin 1-0. Me kete trepikesh, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 61 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e trete te renditjes.
Sipas rregullores, tre ekipet me te mira te Divizionit 1, ngjiten ne “Saudi Arabia” dhe si rrjedhoje, nje jave para fundit te kampionatit Al Oruba e ka siguruar ngjitjen sepse vendi i katert ndodhet kater pike larg dhe e ka te pamundur te arrihet.
Ne keto rrethana, pas ndeshjes se djeshme, ekipi Al Oruba ku luan edhe Hebaj ka festuar ngjitjen ne eliten e futbollit arab dhe padiskutim qe kjo konsiderohet nje arritje per te. Nje kontribut ne kete arritje ka padyshim edhe shkodrani 25 vjeçar qe u bashkua ne merkaton e janarit me te.
Rubin Hebaj erdhi nga skuadra uzbeke Andijan dhe gjate ketyre kater muajve ka luajtur 12 ndeshje me Al Oruba duke shenuar 3 gola dhe duke dhene edhe 1 asist. Kontrata e tij mbaron tashme me fundin e sezonit dhe duhet pritur nese drejtuesit do t’i ofrojne apo jo rinovim./www.shkodrasport.com/