Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj ka ndryshuar skuadër, duke kaluar tashmë në kampionatin kazak të futbollit. Pak minuta më parë ka qenë klubit FC Tobol që ka njoftuar firmën me sulmuesin 27 vjeçar.
Kujtojmë që Hebaj deri më tani ka luajtur me skuadrën e Sogdiana në Uzbekistan, por aty nuk ka gjetur si duhet veten dhe si rrjedhojë ka kërkuar të ndryshojë ambient dhe së fundi ka gjetur akordin me ekipin e tij të ri.
Kujtojmë që ish- sulmuesi i Vllaznisë gjatë karrierës së tij përveçse në “Loro Boriçi” ka luajtur edhe me Partizanin, Domzhale (Slloveni), Vorskla Poltava (Ukrain), Teuta, Shkëndija e Tetovës, Andijon (Uzbekistan), Al Orobah (Arabia Saudite), CS Sfaxien (Tunizi), Nasaf Qarshi (Uzbekistan) dhe së fundi me Sodgiana po në këtë vend.
Tek Tobol e kanë pritur me shumë kënaqësi dhe drejtuesit e tij shpresojnë shumë që të kenë marrë njeriun e duhur për t’i shënuar golat dhe Rubin Hebaj di ta bëjë më së miri këtë gjë.


