Një tjetër trajner në futbollin shqiptar e pëson nga mungesa e rezultateve. Në këtë mënyrë numri i të larguarve shtohet gjithnjë e më shumë, duke u kthyer në një problem shqetësues për trajnimin shqiptar.

I rradhës që u largua duke i dhënë fund shpejt aventurës me ekipin e Vorës ka qenë trajneri Klodian Arbëri. Pas humbjes së djeshme në Burrel, tekniku beratas ka kërkuar largimin, që është miratuar. është vetë klubi i Vorës që njofton dorëheqjen e tij.

“I pakënaqur me rezultatin e ndeshjes së djeshme, trajneri Klodian Arbëri sot kërkoi takim me presidencën e klubit për ofruar dorëheqjen e tij.

Pas shumë diskutimiteve, kryesia e klubit i ofroi trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit, por trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektojë vendimin e trajnerit Klodian Arbëri për të ia pranuar dorëheqjen. Faleminderit Klodian Arbëri!” – shkruan klubi i Vorës.