Pasi dorëheqjes, për arsye shendetësore, të trajnerit Artan Terihati, Beselidhja ka gjetur menjëherë pasuesin e tij për stolin e ekipit të basketbollit. Tashmë firma është hedhur me trajnerin e ekipit kombëtarë Afrim Bilali. Ai sëbashku me asistentin e tij Bruno Hoxha do të drejtojnë lezhjanët në kampionatin e kategorisë superiore.
Bilali e merr ekipin menjëherë pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, të cilat rikthyen lezhjanët me këmbë në tokë pas disa ecurive pozitive të njëpasnjëshme.
Afrimi i trajnerit të kombëtares dhe asistentit të tij shihet si një tjetër hap që hedh Beselidhja Basket në garën për titullin, kur ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur dhe rikuperimi i pikëvve duket mëse i mundur.
Ndeshja e radhës do të jetë edhe kontretizimi i këtij objektivi, pasi për lezhjanët nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç fitores për të mbajtur ritmin e kryesuesve.
Ekipi vazhdon rregullisht stërvitjen dhe duket se humbjet nuk kanë ndikuar në mentalitetin e sportistëve, kjo nisur si nga përvoja ashtu edhe nga cilësia e tyre. Pritet shumë nga afrimi i trajnerit të ri, i cili vjen nga një përvojë me kombëtaren dhe puna me Beselidhjen duket se do të ketë menjëherë ndikim./lezhapress/