Memoriali I 12-të ndërkombëtar I boksit starton të enjten pasdite në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe tashmë çdo gjë duket gati për nisjen e tij. Ekipet pjesmarrëse kanë filluar të mbërrijnë në Shkodër ndërkohë që edhe kombëtarja shqiptare është gati për të bërë një paraqitje të mirë në këtë turne të rëndësishëm. Trajneri I saj Zef Gjoni është I bindur se me 2-3 sportistë, Shqipëria do të jetë në zonën e medaljeve. “Do të marrim pjesë me një ekip të plotë por kjo nuk do të thotë se pretendojmë me të gjithë. Kuptohet, synimi jonë është që në 2-3 pesha të paraqitemi denjësisht sepse përballë do kemi boksierë shumë të mirë nga vendet e tjera”- thotë ai. Gjoni në prononcimin e tij u ka bërë thirrje edhe sportdashësve shkodranë për të qenë të pranishëm në këto tre ditë në ambjentet e pallatit të sportit, sepse niveli I ndeshjeve që do të zhvillohen do të jetë shumë I lartë. “Jam i bindur se niveli i ndeshjeve që do të zhvillohen ka për të qenë i lartë. Pjesmarrës në Memorialin e sivjetëm janë boksierë medalistë të Botës dhe të Europës si dhe fitues medaljesh në Olimpiada. Prandaj dhe tifozët kanë pse të vijnë t’i ndjekin këto ndeshje nga afër”- ka thënë trajneri Gjoni. Sportdashësit që do t’I ndjekin ndeshjet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do t’I shohin nga afër këto ndeshje por edhe të tjerët që nuk do jenë të pranishëm, do ta kenë këtë mundësi duke I ndjekur këto takime drejtëpërdrejtë dhe ekskluzivisht në ekranin e televizionit Rozafa për tre ditë me rradhë duke nisur nga nesër në ora 17.00.
Gjergj KOLA