Kur ka mbetur edhe diçka me pak se nje ore nga starti i ndeshjes, trajneri Qatip Osmani e ka vendosur tashme se me cilin formacion do te luaje ne sfiden e ores 17:00 per Kupe ndaj Erzenit.
Numri 1 i pankines shkodrane ka vendosur te mos ndryshoje asgje nga ndeshja “klasike” me Tiranen duke hedhur ne fushe serish te njejtin formacion si te shtunen e kaluar.
Keshtu, ne porte do te jete Mehidri, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e formuar nga Smajli e Hakaj qe do te luajne ne krahe dhe dyshja Juriç- Stojanoviç ne qender te ketij reparti.
Treshja e mesit te fushes do te jete e formuar nga Krymi, Alivoda e Boshnja, ndersa edhe ne sulm nuk ka asnje ndryshim me Malen e Gruden ne krahe dhe Balajn ne maje./www.shkodrasport.com/