Mirel Josa bën gati formacionin për Laçin për sfidën e ditës së nesërme. Në këtë sfidë të rradhës në kampionat ndaj kurbinasve, do të ketë sërish mungesa, duke nisur nga Latifi, Jonuzi, Boshnjaku dhe Hakaj.
Në fakt, javën e kaluar, Vllaznia pësoi një humbje me Partizanin dhe në fushë pati probleme me mbrojtjen. Golat që u pësuan, erdhën nga gabimet e mbrojtësve. Gjithsesi, Josa pritet të gjejë një zgjidhje në prapavijë, që në ndeshjen e fundit me Partizanin, futi ujë.
Ashtu siç janë planet, në portë pritet të luajë Zogoviç, ndërsa në mbrojtje rreshtohen kapiteni Gurishta, Juriç, Bulatoviç dhe Smajli. Në mesfushë, planifikohen Kruja, Alivoda dhe Marku, ndërsa në sulm treshja Mala, Aralica dhe Hoxhaj.
Një dyshim ka për një fanellë titullari Elvedin Heriç. Gjithsesi, Vllaznia kërkon që të fitojë ndeshjen në Laç, duke luajtur me më të mirët që do të ketë në dispozicion.
Maringlen ZHIVANI
Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Kruja (Heriç), Alivoda, Marku, Mala, Aralica, Hoxhaj Tr: Mirel Josa