Akademia e Vllaznisë, me tre prej grupmoshave të saj, do të kërkojë fitoret e rradhës në ndeshjet e nesërme. Tre ekipe kuqeblu, duke nisur nga U-14, U-17 dhe U-19 do të luajnë ndeshjet e tyre ditën e nesërme.
Kështu më konkretisht, ekipi i U-14 do të luajë ditën e nesërme për ndeshjen e play-out, që përcakton qëndrimin në Superiore ndaj Shkodrës. Ekipi i 14-vjeçarëve, i drejtuar nga Fatjon Hasani, kërkon ta mbyllë sezonin me fitore që të qëndrojë në Superiore dhe ndeshja e tyre pritet me shumë interes, teksa gjithçka mbetet për t’u parë ditën e nesërme në fushën e blertë.
Poashtu ditën e nesërme, një fitore do të kërkojë edhe ekipi i U-17, i shpallur kampion tashmë. Ata do të luajnë në Shkodër në ndeshjen ndaj Apolonisë së Fierit dhe natyrisht që, ekipi i 17-vjeçarëve i drejtuar nga Gilman Lika kërkon një tjetër fitore, edhe pse zyrtarisht janë shpallur kampionë tashmë.
Trajneri Lika beson tek futbollistët e tij se do të marrin sërish një tjetër fitore, teksa gjithçka mbetet për t’u parë ditën e nesërme në fushën e “Reshit Rusit”. Në 25-ndeshje të zhvilluara deri më tani, Vllaznia U-17 renditet në krye të tabelës së klasifikimit, në kuotën e 35-pikëve.
Poashtu ditën e nesërme, fitore do të kërkojë edhe ekipi i U-19 në ndeshjen ndaj Internacional Tiranës. Sa i takon këtij ekipi, skuadra e drejtuar nga Edmond Doçi kërkon fitoren e rradhës në mbyllje të këtij sezoni.
Ndërkohë, në 26-ndeshje të zhvilluara deri më tani, Vllaznia U-19 renditet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit, në kuotën e 24-pikëve. Në këtë mënyrë, me interes priten rezultatet e këtyre tre ekipeve të Akademisë së Vllaznisë në ndeshjet e nesërme. /Maringlen ZHIVANI/
Kategoria Superiore U-19: Vllaznia-Internacional Tirana / Ora: 16:00
Kategoria Superiore U-17: Vllaznia-Apolonia / Ora 10:00
Play-Out Abissnet Superiore U-14: Vllaznia-Shkodra / Ora 10:00