Vllaznia U21 pasditen e sotme e ka marre edhe zyrtarisht titullin kampion, te cilin e kishte siguruar prej tre javesh dhe ne fund eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te trofeut, qe eshte shoqeruar me nje feste te madhe ne kampin kuqeblu.

Njeri prej protagonisteve me te rendesishem te ketij suksesi ka qene edhe portieri Entoni Shkoza. Ne nje prononcim te dhene per mediat pas kurorezimit si kampion, ai eshte shprehur:

“Eshte nje kenaqesi e madhe te shpallesh kampion. Jane emocione kur sheh edhe familjaret dhe miqte tuaj me medaljen dhe kupen ne duar dhe kjo te ben te ndihesh nje kampion i vertete. Sezonin nuk e nisem mire, por me ndihmen e Zotit, me ndihmen e kembeve tona, ia dolem te rikuperojme gjithçka dhe te jemi te paret ne fund”.

I pyetur nderkohe per te ardhmen, dymetroshi i portes ka dhene sinjale largimi duke thene: “Kuptohet qe te gjithe duan te luajne per Vllaznine dhe eshte nje privilegj i madh te mbrosh porten e saj. Kuptohet qe une kam shume deshire te qendroj te Vllaznia, por nuk besoj se do te ndodh kjo.

Per momentin kete mendim kam dhe ne ditet ne vijim do te shoh opsionet e tjera, ofertat qe do te kem dhe se çfare do te bej. Deri tani nuk di asgje se ku do te vazhdoj te luaj sepse nuk kam asgje konkrete”./SHKODRA-SPORT.COM/