Pas pak minutash do te nise ne stadiumin “Niko Dovana” ndeshja miqesore ne mes Teutes dbe Vllaznise, qe do te jete nje test per te dy ekipet ne prag te nisjes se kampionatit te ri.

Nderkohe eshte zbardhur edhe formacioni me te
cilin do te luajne kuqeblute ne kete miqesore teksa trajneri Memelli ka bere disa levizje. Ato fillojne qe nga porta ku kete here titullar do te jete Mehidri.

Ne mbrojtje do te luhet me tre futbolliste dhe pikerisht me Smajlin, Juriç dhe Cheshmedjiev. Ndersa ne mesfushe do luhet me kater lojtare dhe pikerisht me Salen, Krymin, Boshnjakun dhe Malen.

Treshja e sulmit kete here do te formohet nga Gruda, Dodev dhe Balaj. Vllaznia e ka humbur miqesoren e pare me Laçin 2-3, ka fituar te dyten 2-0 ndaj Otrant te Ulqinit dhe tashme do te luaje te treten ndaj Teutes.