Veleçiku ka marre nje fitore me shume vlere ne takimin e sotem te luajtur ndaj Terbunit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Golat e Ujkajt dhe Tomes kane vulosur rezultatin 2-0 ne favor te koplikasve te cilet kesisoj u ngjiten ne kuoten e 6 pikeve pas 6 javesh kampionat.

Ne takimin e sotem ndaj pukjaneve, djemte e drejtuar nga Besnik Duli jane treguar shume racional ne lojen e zhvilluar.

Ne pjesen e pare ka qene sulmuesi Ujkaj qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 23-te, gol me te cilin eshte mbyllur edhe ky 45 minutesh.

Nderkohe ne fillimin e pjeses se dye ka qene sulmuesi tjeter Toma ai qe me koke ka shenuar edhe golin e sigurise.

Terbuni nderkohe ne minuten e 90-te ka fituar nje 11-metersh te cilin ka marre persiper ta ekzekutoje Doda por gjuajtja e tij eshte pritur nga portieri Vjerdha i Veleçikut qe kesisoj ruajti te paprekur porten e tij edhe ne kete takim.

www.shkodrasport.com