Ishte planifikuar te luhej edhe nje miqesore me kundershtarin e para dy viteve ne Kupat e Europes, Shiroki Brijeg, por Vllaznia ne fakt nuk do te ndeshet me te. Gazeta “Shkodra Sport” meson se arsyeja eshte ndryshimi i trajnerit tek skuadra boshnjake dhe si rrjedhoje ardhja e trajnerit te ri, ka bere qe ai t’i ndryshoje planet.
Megjithate shkodranet do t’i luajne tre ndeshjet e planifikuar gjate qendrimit ne pergatitoren e Bosnje- Hercegovines. ka qene vete klubi kuqeblu qe i ka zyrtarizuar datat dhe kundershtaret e Vllaznise ne keto miqesore.
Te paren do ta luaje pas dy ditesh, me 24 qershor ndaj skuadres se qytetit ku eshte duke u stervitur ajo, pikerisht NK Medjugorje. Ajo merr pjese ne kategorine e pare te futbollit boshnjak.
Nderkohe me 28 qershor do te ndeshet me skuadres e Superliges se ketij vendi, NK Posusje, ndersa te fundit, nje dite para kthimit ne Shkoder, pra me 2 korrik, ndaj nje tjeter skuadre te Superliges boshnjake, NK Igman Konjiç.
Keto tre miqesore do te jene nje test serioz per trajnerin Memelli per te ndertuar formacionin me te cilen Vllaznia do t’i luaje ndeshjet ndaj Linfield, skemen e lojes dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me keto perballje./SHKODRA-SPORT.COM/