Ndonese duhen ende edhe pak ore nga starti i ndeshjes ndaj Teutes, Vllaznia duket se e ka gati formacionin me te cilen do ta nise ate nga minuta e pare.
Burime prane skuadres bejne te ditur se trajneri Brdariç nuk ka nder mend te ndryshoje formacionin me te cilin Vllaznia fitoi javen e kaluar ne Laç.
Pra ne porte do te jete serish Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Kruja qe do te luaje ne te djathte e Hakaj ne te majte, ndersa ne qender do te luaje dyshja Gurishta- Adili.
Ne mesin e fushes sakaq do te luaje treshja Krymi- Jonuzi dhe Heriç, ndersa treshja e sulmit do te jete po e njejta, me Da Silva e Latifi qe do te jene pas shpines se kroatit Aralica.
Me kete 11-she, skuadra shkodrane do te kerkoje te marre fitoren e dyte ne kampionat, kete here ndaj Teutes qe drejtohet nga trajneri shkodran Edi Martini./SHKODRA-SPORT.COM/