Me tre mungesa te sigurta ne sfiden e neserme ndaj Egnatias, stafi teknik i Vllaznise tashme i ka marre masat dhe njekohesisht edhe vendimin se kush do t’i zevendesoje dhe do jete nga minuta e pare ne fushen e lojes ne takimin qe do te startoje ne oren 15.00 ne stadiumin e Rrogozhines.

“Shkodra Sport” meson se ne porte dhe ne mbrojtje nuk do te kete ndryshime ne krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Tiranes. Keshtu ne porte do te vazhdoje te jete Zogoviç, ndersa ne mbrojtje Gurishta do luaje ne te djathte, dyshja Juriç- Bulatoviç ndersa ne te majte do te jete serish 20 vjeçari Geralb Smajli.

Treshja e mesit te fushes do te jete e formuar nga Boshnjaku, Jonuzi dhe Heriç, ndersa ne sulm do te luajne Mala e A.Hoxhaj ne krahe dhe Kaina ne maje te tij. Ky i fundit po kalon nje forme te mire sportive dhe si rrjedhoje e ka fituar “garen” me Aralicen qe do te vazhdoje te jete ne stol.

Trajneri Josa tha sot ne konference per shtyp se zakonisht nuk e ndryshon formacionin fitues. I vetmi ndryshim ne krahasim me sfiden e fundit ndaj Tiranes eshte mungesa e Markut per arsye te kartonit te kuq dhe ne vend te tij do te jete Ardit Hoxhaj qe do spostohet ne krah, ndersa Heriç do jete ne qender.

Ky i fundit eshte kontestuar jo pak nga tifozet shkodrane por trajneri Josa vazhdon t’i besoje dhe ne fakt ai nuk ka zhgenjyer duke u munduar te jape gjithmone me te miren e tij ne fushen e lojes, prandaj do te jete edhe neser ne fushe ndaj Egnatias./SHKODRA-SPORT.COM/