✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”
E gjithë vëmendja e opinionit sportiv shqiptar është aktualisht e përqendruar tek ndeshjet e ekipit tonë kombëtar, për më tepër që të dielën do të luajmë ndaj Anglisë në “Air Albania”, por nga ana tjetër ekipet e kampionatit shqiptar vijojnë me përgatitjet e tyre për ndeshjet e ardhshme të kampionatit.
Dhe kuptohet që ata mezi presin sfidat e javës së 12-të, kalendari i të cilave tashmë është përcaktuar. Kështu ndeshja në mes Partizanit dhe Vllaznisë është vendosur të luhet të dielën tjetër, pra më 23 nëntor në ora 16:30 në stadiumin “Arena e Demave”.
Do të jetë një ndeshje që pritet me interes nga të dy ekipet të cilët vijnë pas fitoreve në javën e kaluar, respektivisht ndaj Egnatias dhe Teutës. Kuptohet që të dy ato do të kërkojnë fitoren, megjithatë do të jetë fusha e lojës që do ta vendosë këtë gjë.
Ja kalendari i ndeshjeve të javës së 12-të:
E shtunë, 22 nëntor 2025
Egnatia- Bylis ora 16:00
Vora- Teuta ora 16:00
Dinamo- Elbasani ora 19:00
E dielë, 23 nëntor 2025
Partizani- Vllaznia ora 16:30
Flamurtari- Tirana ora 16:30







