Serxhio Ramos është zyrtarisht futbollist më fitues i të gjitha kohëve sa u përket ekipeve përfaqësuese, të dhënat zyrtare e shohin atë të marr kreun në podiumin i cili në fakt sheh tre spanjollë në vendet e para, si dhe Iniestën në vendin e katërt.
Me suksesin e djeshëm të Spanjës ndaj Ishujve Faroe, Sexhio Ramos ka hyrë në histori si futbollisti që ka fituar më shumë ndeshje me ekipin kombëtar. Në 164 ndeshje të zhvilluara me fanellën e “la roja”, Ramos regjistroi sot suksesin e 122-të, një bilanc mbresëlënës i cili i dha atij mundësinë të shkëputej nga ish-shoku i tij i skuadrës, Iker Kasijas.
Në vendin e tretë të kësaj liste është spanjolli Çavi, i ndalur në kuotën e 100 fitoreve, ndërsa më pas vijnë me radhë Iniesta (96), Ahmed Hasan i Egjiptit (95), Lilian Turam i Francës (94) dhe Kristiano Ronaldo (92). /vipsport/