Vllaznia fitoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bylisit në transfertë. Ndeshja u vendos nga një gol i Ardit Hoxhajt në minutat e fundit që I dha 3 pikë me shumë vlera skuadrës shkodrane. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, shkodrani Xhevahir Sukaj u shpreh se askush nuk e priste këtë ecuri të Vllaznisë.

“Askush nuk e ka menduar këtë ecuri të Vllaznisë, as unë personalisht. Vetëm Skënderbeu ka bërë ndeshje të bukura që bën Vllaznia tani. Çelsi i sukseit është trajneri që pa ndihmësa të mira nuk mund të bëjë një punë të mirë.

Plori dhe Osja janë çuna të mirë, profesionsta të mira dhe I duan të gjithë në Shkodër. Unë personalisht kam pasur probleme me trajnerët në çdo skuadër. Në Sephan kam pasur një trajner më famë botëtore, por zv.trajnerët prishin punë. Nëse vazhdojnë 6-7 javë kështu askush nuk ia merr vendin e parë.

Vllaznia duhet të privatizohet pasi situata që është presin lekët nga Bashkia. Bashkia nuk mund të japi shumë lekë, nuk mendoj se lojtarët e kanë 2 milionë lekë në muaj te Vllaznia. Është drejt privatizimit dhe unë kam pasur bisedime me disa donatore të fuqishëm që duan të afrohen te Vllaznia, por është edhe frika e Covid-19.

Për mendimin tim Kastrioti është ndeshje më e vështirë se Bylisi apo edhe Partizani. Vllaznia po bën një lojë të bukur dhe ka një harmoni brenda skuadrës. Trajneri Brdariç nuk lejon që të godasësh topin kot dhe kërkon gjithmonë të qarkullohet topi”.