Ardit Hoxhaj është heroi i shkodranëve. Sulmuesi i Vllaznisë i dha fitoren ekipit në minutën e fundit, në ndeshjen e djeshme ndaj Bylis (0-1). Nuk ka si mos të jetë i lumtur vetë ai, teksa dha një intervistë për RTSH Sport.

“Ne po e shikonim ndeshjen dhe po shpresoja për një barazim. 9 pikë është një diferencë jo shumë e vogël në kampionatin tonë. Do na duhet një fazë që të gabojmë e që të tjerët të rikuperojmë.

Bylis– Dihej se ishte një ndeshje e vështirë. Edhe fusha nuk ishte në nëj gjendje të mirë. Besoj se kjo ka qënë në disfavorin tonë. E kemi thënë me njëri tjetrin që do iu kundërpërgjigjemi në mënyrën e tyre. Ka qënë një ndeshje shumë e vështirë. Në Ballsh nuk e ka askush të lehtë.

E dinim që një fushë e tillë nuk të lejon të luash. Kemi bërë disa gabime. Falë zotit shënuam, e nuk mund ta shmangia dot atë festim. Më shumë jam lodhur te vrapimi, sesa gjatë lojës. Trajneri ka një besim të madh. Ai na tha në fund të pjesës së parë: Vazhdoni keshtu sepse mund ta fitoni në minutat shtesë.

Ecuria Asnjëherë nuk do e kisha menduar që do kisha këtë ecuri. Më kanë pyetur se sa gola mund të shënosh dhe u kam thënë 8 ose 9. Shpresoj që të shënojmë sa më shumë. Për momentin ndihem mirë me Dilaver. Në ekip jemi të githë të vlefshëm. Mund të luajmë me cilindo.

Roli im natyral është në krah. E kam patur të vështirë në fillim të luaja me shpinë. Mendoj se një nga gjërat që na jep zemër është entuziazmi i krijuar. Njerëzit janë shumë optimistë. Tifozët na kërkojnë një lojë të bukur. Nuk e kam përjetuar më parë këtë ndjenjë.

Kam patur fatin të jem në një ekip me Xhevahir Sukaj. Kam patur një ofertë zyrtare. Kam menduar ta mbyll këtë vit. Dua të konfirmohen akoma më shumë këtu. Kam rinovuar kontratën. Xhaferi më ka thënë që ën verë nuk do të mbaj.