Vllaznia kryeson me meritë Kategorinë Superiore, pas përfundimit të javës së 15-të. Fitorja e djeshme ndaj Bylisit padyshim qe ka qene shume e rendesishme per te sepse mbi te gjitha ka bere qe ajo ajo ta ruaje diferencen prej 9 pikesh me ndjekeset e saj.

Shkodranët e drejtuar nga Brdariç kanë bërë një progres të jashtëzakonshëm këtë sezon, teksa kanë arritur të sigurojnë plot 12 pikë më shumë se në javën e 15-të të sezonit të kaluar.

Me një bilanc pozitiv pikësh në krahasimin e renditjeve të dy sezoneve, këtij aktuali dhe atij të 2019-2020, rezultojnë edhe Partizani dhe Teuta.

Ndërkohë që 3 skuadrat me “firon” më të madhe të pikëve janë Bylisi, Skënderbeu dhe Kukësi. Vlen të theksohet fakti se vjet në javën e 15-të, verilindorët kryesonin kampionatin me 27-të pikë, ndërkohë që këtë sezon kanë siguruar 20 pikë duke u renditur në vendin e 6-të.