Ky është viti i fundit që Dritan Shakohoxha merret me komentin e ndeshjeve. Konfirmimi ka ardhur vetë ai, në një intervistë të dhënë për Vizion Plus.

Shakohoxha ka ëbrë për vete shumë tifoz futbolli me mënyrën se si ai komentonte ndeshjet, e si duket, tashmë asaj “epoke” po i vjen fundit.

Kujtojmë që një ndër më të mirët e gazetarisë sportive në vend u shkarkua pak kohë më parë nga posti i drejtorit në Supersport.

“Nuk do dal në pension si komentator. Në Shqipëri do plakem, padyshim që po. Shumë shpejt do ta lë. Këtë vit do ta lë” – tha ai.Ky nuk është një lajm i mirë për thë gjithë ata që janë mësuar të shikojnë ndeshje nën komentin e tij./newsport/