Basketbolli i meshkujve është në fazën më të rëndësishme të sezonit, pikërisht në zhvillimin e finaleve. Vllaznia dhe Teuta po diskutojnë mes tyre fitoren e titullit kampion. Ndeshja e parë finale u zhvillua në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, ku Teuta vendase fitoi me diferencën e thellë 86-68.

Tashmë ka ardhur radha e aktit të dytë. Vllaznia do presë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër, kundërshtarët durrsakë. Sfida fillon prej orës 19:00 të së mërkurës, datë 18 maj.

Teuta kryeson 1-0 serinë e finaleve dhe kampion shpallet skuadra që arrin e para 3 ndeshje të fituara. Kuqeblutë nuk kanë ngurruar të kërkojnë mbështetjen e tifozëve në rrjetet sociale, ku më poshtë mund të lexoni postimin e tyre.

“Pas humbjes ne durres ndeshja e neserme eshte me e rendesishmja e sezonit si dhe per te vazhduar serine e finaleve ku duhen fituar 3 ndeshje.

Finale

Vllaznia – Teuta

Neser diten e merkure dt 18/05 ora 19:00

Pallati sportit “Qazim Dervishi” Shkoder

“Mos mungo”, shkruan faqja e Vllaznisë së basketbollit në rrjetin social facebook.