Në përfundim të ndeshjes me Tiranën ka folur dhe trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç. Për mikrofonat e “Super Sport”, tekniku analizoi sfidën e humbur me bardheblutë.

Së pari, urime Tiranës. Është e vështirë ta them se mendoj se meritonim më shumë. Opinioni im është se vuajtëm pak pas penalltisë së humbur, mendoj se ishte një pikë kyçe e ndeshjes. Nëse do të dyfishonim, mund të ishte ndryshe. Është e vështirë të luash ndaj Tiranës, një ekip me eksperiencë që ka lojtarë që mund të bëjnë rezultat. Duhet të rrimë të qetë në këtë moment.

Kur kërkon gjëra, mund të gjesh në këtë ndeshje çfarë mund të bësh ndryshe për një rezultat. Në fund kishim shpresë që të merrnim minimalisht një pikë. Por sot ishte një humbje që nuk duhej.

Herën tjetër do të mundohemi të përmirësojmë mundësinë për të shënuar, kishim shumë mundësi, por nuk gjetëm rrjetën sot.

Kam gjithmonë përgjegjësi për rezultatet pozitive, apo negative.

Nëse do të evitonim gabimet, fusha ishte në kushte të tmerrshme, nuk ishte në gjendje për të luajtur futboll të bukur. Kishim gjithçka në kontroll deri te penalltia dhe pastaj humbëm mendjen, bëmë gabime të lehta, sidomos në ofensivë. Kishim pak probleme dhe pastaj në 15 20 minutat e Së pari, urime Tiranës. Është e vështirë ta them se mendoj se meritonim më shumë. Opinioni im është se vuajtëm pak pas penalltisë së humbur, mendoj se ishte një pikë kyçe e ndeshjes. Nëse do të dyfishonim, mund të ishte ndryshe. Është e vështirë të luash ndaj Tiranës, një ekip me eksperiencë që ka lojtarë që mund të bëjnë rezultat. Duhet të rrimë të qetë në këtë moment.

Kur kërkon gjëra, mund të gjesh në këtë ndeshje çfarë mund të bësh ndryshe për një rezultat. Në fund kishim shpresë që të merrnim minimalisht një pikë. Por sot ishte një humbje që nuk duhej.

Herën tjetër do të mundohemi të përmirësojmë mundësinë për të shënuar, kishim shumë mundësi, por nuk gjetëm rrjetën sot.

Kam gjithmonë përgjegjësi për rezultatet pozitive, apo negative.

Nëse do të evitonim gabimet, fusha ishte në kushte të tmerrshme, nuk ishte në gjendje për të luajtur futboll të bukur. Kishim gjithçka në kontroll deri te penalltia dhe pastaj humbëm mendjen, bëmë gabime të lehta, sidomos në ofensivë. Kishim pak probleme dhe pastaj në 15 20 minutat e fundit, kur pësuam edhe golin e dytë, patëm më shumë hapësira e krijuam shanse, por sot nuk kishim fat për të marrë tre pikët.”