HomeKRYESOREE kërkoi Silvinjo në Kombëtare, sulmuesi 24-vjeçar bën heroin dhe kualifikon skuadrën...

E kërkoi Silvinjo në Kombëtare, sulmuesi 24-vjeçar bën heroin dhe kualifikon skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Kupës

Ermal Krasniqi sërish protagonist në futbollin rumun.

Sulmuesi 24-vjeçar, të cilit pak kohë më parë i doli emri edhe në Kombëtaren shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 1-0 që skuadra e Kluzh arriti në duelin ndaj Arges.

Krasniqi e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u hodh në fushë në minutën e 46-të.

Në minutën e 89-të, shqiptari i Kosovës, tundi rrjetën, duke i dhuruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës skuadrës së tij.

24-vjeçari ka luajtur vetëm 1 miqësore me Kosovës, teksa pëlqehet nga trajneri Silvinjo, që duket se ka dhënë OK-in për ta pasur në Kombëtaren shqiptare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments