Nabil Fekir ishte një nga emrat më të kërkuar një sezon më parë, por këtë vit interesimet në drejtim të tij nuk janë të shumta.Fekir

Para pak kohësh dolën lajme se për 25-vjeçarin interesohej Milani, por këto zëra u shuan shumë shpejt. Gjithashtu edhe Liverpuli prej kohësh e ndjek lojtarin, teksa para një viti ishin shumë pranë, por nuk arritën një marrëveshje për shkak se presidenti francez kërkonte një shumë të lartë.

Gjithsesi këtë vit situata është më ndryshe, sepse Fekir ka edhe një vit kontratë, dhe skuadrat e interesuara mund ta marrin për një çmim më të ulët. Edhe presidenti Aulas u shpreh se mund ta lerë lojtarin të lirë, për një shumë të konsiderueshme, në të kundërt ata do të rinovojnë kontratën e re.

Së fundmi në garë për francezin është futur edhe Arsenali me Real Betis, me këta të fundit që janë më afër për shkak se tek “topçintë”, po presin të largohet Mesut Ozil, për të tentuar Kampionin e Botës.