Bekim Dida është në optikën e Partizanit. Mbrojtësi i Korabit ka zhvilluar tre sezone të mira me dibranët, duke qenë në vëzhgimin e skuadrave të Superligës.
Kuksiani 23 vjeçar ka munguar në stërvitje me Korabin, teksa skuadra ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri në Kategorinë e Parë.
Aludimet kanë nisur prej kohësh, me të kuqtë e Dajës që janë duke bërë afrime të talenteve të rinj.
I rritur në moshat e Kukësit, Dida ka luajtur edhe me ekipin e dytë të verilindorëve, teksa për një sezon ka luajtur edhe me Besën. Pritet të shihet e ardhmja e 23 vjeçarit.