Armand Duka ka konfirmuar vendimin për të rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edi Reja.

Numri një i Federatës Shqiptare së Futbollit, Armand Duka, foli për prestigjiozen italiane “Corriere dello Sport”: “Sigurisht, më vjen keq për rezultatin me Andorrën pasi gabuam duke i nënvlerësuar ata. Mendoj se Reja nuk rrezikon pasi ka bërë një punë të mirë tek Kombëtarja shqiptare”.

Gazeta italiane shpjegon se të dy palët janë në negociata, ku thuhet se Reja ka rënë parimisht dakord që të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë edhe për katër vitet e ardhshme me një pagë prej 25 mijë eurosh në muaj (1.2 milionë euro në total).