Pas Kaina Nunes, Dajan Shehit, Ardit Hoxhajt dhe Erdenis Gurishtes, futbollisti i rradhes qe largohet nga Vllaznia eshte Liridon Latifi. Nje gje te tille e ka bere te ditur vete klubi shkodran permes nje postimi pak minuta me pare ne faqen e tij zyrtare.
“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot është mbyllur bashkëpunimi me futbollistin Liridon Latifi. Ne e falenderojmë për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë gjatë këtyre dy viteve, shoqëruar edhe me fitimin e një trofeu të Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”- shkruhet ne kete postim.
Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” e ka bere te ditur qe mbreme se Latifi e ka mbyllur me Tiranen dhe pas largimit perfundimtar nga Vllaznia, tashme nuk i mbetet gje tjeter veçse te prezantohet te bardheblute.
Megjithate duhet thene se pavaresisht pritshmerive, sulmuesi anesore asnjehere nuk tregoi vlerat e tij te verteta ne dy vitet e aktivizimit te tij te Vllaznia, ndonese ka qene futbollisti me i paguar ne skuader. Mbase edhe per mungese fati sepse ka qendruar per shume kohe larg fushes se blerte si rrjedhoje e demtimeve qe ka pesuar./SHKODRA-SPORT.COM/