Veleçiku prej disa ditesh ka mbetur pa trajner. Ai qe e drejtoi sezonin e kaluar, pikerisht Dritan Smajli, tashme ka marre drejtimin e ekipit te Beselidhjes se Lezhes. Nje nga arsyet qe e çdo ate ne marrjen e ketij sezoni siç dhe eshte shprehur, ka qene indiferenca e drejtuesve koplikas, te cilet nuk i thane as faleminderit skuadres per paraqitjen dinjitoze qe bene ne sezonin e fundit.

Skuadra e drejtuar nga Dritan Smajli u rendit e dyta ne grupin A dhe si rrjedhoje fitoi te drejten per te luajtur ne finalen e play-off ndaj Valbones, te cilen e humbi ne nje perballje me shume probleme gjykimi.

Megjithate ne Koplik drejtuesit e futbolit duan qe edhe ne sezonin e ri ta provojne serish ngjitjen ne kategorine e pare. Tashme edhe pa trajnerin Dritan Smajli dhe stafin e tij. Po kush do te jete “timonieri” i Veleçikut?

Gazeta “Shkodra Sport” meson se kandidati kryesor per te marre detyren e trajnerit te kesaj skuadre eshte Haris Lika. Ky i fundit gjate kesaj periudhe ka drejtuar ekipin e Basanias pjesmarres ne kategorine e trete, por kujtojme se per koplikasit eshte nje “njohje e vjeter”.

Kjo ngaqe Lika i ka drejtuar ata ne sezonin 2021-2022, teksa skuadra beri nje paraqitje shume te mire. Pikerisht puna e bere prej tij, ua ka rikthyer ne vemendje drejtuesve te Veleçikut kete emer dhe ne ditet ne vazhdim pritet te kete nje oferte zyrtare ne adrese te tij per te marre drejtimin e kesaj skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/