Tashme nuk ka me dilema. Ndonese vete klubi Vllaznia ende nuk e ka zyrtarizuar, nje gje te tille e ka bere njeriu qe do te marre “timonin” e skuadres shkodrane. Behet fjale per Qatip Osmanin.

Ne nje interviste te shkurter te dhene pasditen e sotme per “Klan Maqedonia” ish- trajneri i Shkendijes se Tetoves eshte shprehur: “Përfundimisht kemi rënë dakord me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës që të jem trajner përgjegjës.

Me punë me ekipin e Vllaznisë do të nis që nga dita e hënë. Me drejtuesit e klubit kemi firmosur kontratë një vjeçare”.

Kujtojme qe Osmani do te zere vendin e Migen Memellit qe u largua sot nga drejtimi i kuqebluve. Trajneri i ri deri tani në tre raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës me të cilën skuadër ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një SuperKupë, ndërsa në garat ndërkombëtare ka luajtur në play-off, për kualifikim në fazën e grupeve në Evropa Liga.

Qatip Osmani pesë vite ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte trajner i FC Shkupi dhe KF Drita të Bogovinës. Nderkohe kjo me Vllaznine eshte pervoja e tij e pare jashte Maqedonise se Veriut./SHKODRA-SPORT.COM/