Një trepikësh me shumë vlerë ka qenë ai i arritur pasditen e sotme në Vorë nga skuadra e Veleçikut. Ajo ka fituar me rezultatin 2-0 dhe me këtë fitore është ngjitur në vendin e katërt të renditjes duke lënë poshtë vetes tashmë edhe Besëlidhjen që konsiderohej pretendente.

Djemtë e trajnerit Duli kanë bërë një paraqitje shumë të mirë sot ndaj Vorës duke e zgjidhur ndeshjen për 18 minuta. Fillimisht ka qenë sulmuesi Denis Çokaj i cili e ka dërguar topin në rrjetën e portës vendase në minutën e 12-të dhe gjashtë minuta më vonë do ishte rradha e mesfushorit Plishta që ta bënte një gjë të tillë.

Me këtë trepikësh, i pari për Veleçikun në transfertë këtë sezon, ai ngjitet në kuotën e 16 pikëve duke qenë brenda pesëshes së parë, çka do të thotë një objektiv i arritur për ta megjithatë asgjë nuk ka përfunduar.

Janë edhe shtatë ndeshje deri në fund të kësaj faze dhe gjithçka mund të ndodhë. E rëndësishme është që koplikasit kanë filluar të marrin pikë edhe në transfertë.
© shkodrasport.com