Kukësi ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin e ngushtë 0-1. Ka qenë Valon Et’hemi ai i cili ka shënuar duke i dhënën fitoren verilindorëve.

Takimi ka qenë me raste të shumta për të dyja skuadrat, por për verilindorët është bërë më e lehtë pas daljes me të kuqe të Ramadanit.

Te gjithe menduan se ata do te ishin te kenaqur edhe me nje barazim per nga menyra si shkuan gjerat, por nuk ka ndodhur keshtu. Ne minuten e 88-te Çyrbja ka pasur ne hyrje te zones per tek Ethemi i cili nuk ka gabuar ne gjuajtje duke e derguar topin ne rrjete.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në kuotën e 27 pikëve, ku gjendet 7 pikë larg Partizanit. Ne pamje te pare duket nje distance e larget, por Kukesi mendon se mund ta rikuperoje ate ne javet e ardhshme dhe sidomos pas merkatos se janarit ku shpresojne te bejne disa nderhyrje ne skuader.