Gjermania ka arritur të siguroi 2 fitore në 2 takime gjatë këtij Kampionati Europian, teksa siguron kualifikimin për raundin me eliminim direkt. Ne te paren ajo mundi 5-1 Skocine, ndersa pasditen e sotme fitoi 2-0 ndaj Hungarise.

Pikërisht nga këto rezultate pozitive, Federata Gjermane e Futbollit ka menduar t’i zgjas kontratën trajnerit të tyre, Julian Nagelsmanit.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në përfundim të Botërorit 2026 dhe zyrtarizimi do të publikohet ditët në vijim.