Vllaznia ka njoftuar pak më parë, që nesër(e enjte) do shesë në hollin e tribunës qendrore të stadiumit “Loro Boriçi” një set uniformave të reja që kanë në përdorim lojtarët kuqeblu. Gjatë ndeshjes do shiten të treja modelet zyrtare për sezonin e ri.

Kujtojmë se kuqeblutë zhvillojnë nesër në orën 21:00 ndeshjen e parë të vlefshme për turin e dytë të Conference League kundër Craiovas. Klubi shkodran kështu i afron mundësinë tifozëve të shumtë që do jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, për të blerë fanellat e reja./newsport/

“NJOFTIM

Nesër gjatë ndeshjes Vllaznia- Universitatea, në hollin e tribunës qendrore do të shiten një set i fanellave origjinale të uniformave të reja të KF Vllaznia.

Të interesuarit mund t’i gjejnë aty këto fanella. Në shitje do të jenë të tre modelet që do të përdorë skuadra jonë për sezonin 2022-23”, shkruan klubi i Vllaznisë.