Jeton prej shume vitesh ne Gjermani, por udhetimet drejt Shqiperise i ka te shpeshta. Per te pare njerezit e tij te dashur, por edhe per te qene prane Vllaznise sa here qe i jepet mundesia.

E kemi fjalen per ish- futbollistin e saj Uliks Kotrri. Ai ka qene i pranishem mbremjen e se enjtes edhe ne stadiumin “Tsirio” te Limasolit ne Qipro.

Bashke me gazetarin sportiv Tami Kona kishin udhetuar enkas per te pare ndeshjen e Vllaznise dhe jane akomoduar ne tribunen qendrore bashke me pjesen tjeter te drejtuesve dhe tifozeve shkodrane.

Kotrri vertete eshte mik i trajnerit Brdariç dhe kjo eshte nje arsye shtese per ta mbeshtetur ate, por ne fakt ka treguar edhe me perpara kur ai nuk ishte ne pankine, se ka mbetur tifoz i zjarrte i kesaj skuadre.

Skuader per te cilen ai ka luajtur ne rinine e tij dhe ka dhene kontributin e vet per fitimin e disa trofeve. Ky eshte Uliks Kotrri, i cili vazhdon ta doje me zemer Vllaznine serish./SHKODRA-SPORT.COM/