Nese Vllaznia e 365 diteve te fundit ka pesuar ndryshime te medha ne rezultate, padyshim qe nje merite shume te madhe i takon edhe nje personi qe ndoshta nuk ka marre meritat e duhura.

Ai eshte drejtori sportiv Matko Djarmati. Themi drejtori sportiv por ne fakt, shpeshhere i eshte dashur te beje edhe detyra te tjera, si te video- analistit, scautit apo dhe te tjera, vetem e vetem qe puna te ece.

Kuptohet qe jemi ne Shqiperi dhe shpeshhere shume gjera nuk shkojne ashtu si duhet, por Djarmati eshte munduar ta beje punen e tij ne menyre perfekte.

Per me teper, bashkepunimi i shkelqyer qe ka patur dhe ka me trajnerin Brdariç dhe stafit te tij eshte i jashtezakonshem. Çdo vendim merret ne unison dhe padyshim qe ky eshte nje tjeter element qe flet per suksesin e kuqebluve.

Matko Djarmati eshte nje njohes i shkelqyer tashme i futbollit shqiptar e jo vetem dhe padyshim qe keto njohuri te tij, po i ve ne funksion te Vllaznise duke dhene kesisoj kontributin e tij per mbarevajtjen e puneve tek klubi shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/