Mesfushori koplikas, Enis Çokaj po kalon një formë fantastike teksa ka gjetur rrugën e golin ditën e sotme me Lokomotivën e Zagrebit.

22-vjeçari kaloi në avantazh Lokomotivën në sfidën ndaj Slaven Belupos, duke goditur saktë me kokë pas një harkimi në minutën e 22-të të takimit.

Çokaj ishte protagonist dhe javën e kaluar duke dhënë 2 asist në barazimin 2-2 me rivalët e Dinamos së Zagrebit. Ky është sezoni i tretë i mesfushorit shqiptar me fanellën e kroatëve duke u kthyer në një nga shtyllat e ekipit.

Ai shpreson qe me paraqitjet e mira me kete skuader, te kaloje ne nje kampionat me te forte dhe ne fakt ofertat nuk i kane munguar megjithate kjo transferte e shumepritur ende nuk eshte realizuar.