Vllaznia ne fushe po rikthehet gradualisht ne kampione dhe kjo padyshim qe ka krijuar nje atmosfere shume pozitive rreth saj qe prej fillimit te sezonit te kaluar dhe deri me tani.

Por nese skuadra ende nuk ka arritur te fitoje titullin (ndonese iu afrua shume prane), Vllaznia i ka disa “kampione” ne rradhet e saj.

Ata jane pjestaret e stafit mjekesor. Duke filluar nga mjeku Zyhdi Çoba, fizioterapisti Ilirjan Haxhaja dhe masazhatori Brian Ferhati.

I gjen kurdo prane skuadres, si ne stervitje ashtu edhe ne ndeshje. I gjen ne grumbullime dhe duke zgjidhur situata shume te komplikuara siç ishte ajo e fundit ne pragndeshjen me AEL kur iu desh te kthenin dhomat e hotelit ne spital.

Sigurisht qe ata bejne punen per te cilen paguhen, por edhe shume me teper sesa aq. E bejne nga pasioni per profesionin e tyre. E bejne nga dashuria e madhe qe kane per Vllaznine.

Ndoshta nuk jane dhe aq te vleresuar sesa duhet nga ana financiare, por nga ana njerezore kane marre me dhjetra e me qindra mesazhe falenderimi per punen qe bejne. Prandaj dhe ne i konsiderojme “kampione” te vertete ne profesionin e tyre.

Pervoja 60 vjeçare e mjekut Çoba, eshte ne sintoni te plote me punen e jashtezakonshme te fizioterapistit Haxhaja qe ben me shume sesa profesioni i tij dhe atyre prej dy sezonesh i eshte shtuar edhe nje anetar i ri, futbollisti- masazhator Ferhati, duke kompletuar kesisoj kete treshe te mrekullueshme. /SHKODRA-SPORT.COM/