Në prag të ndeshjes me Vllazninë, që do të luhet të enjten, kanë dalë në një konferencë për shtyp në mjediset e Stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës kanë dalë trajneri i Universitateas së Krajovës, Laszlo Balint, por edhe mbrojtësi Paul Pap. Trajneri i skuadrës rumune ka theksuar se skuadra e tij nuk duhet të çorganizohet, siç ndodhi në fund të ndeshjes me Sepsin, në atë barazim 2-2 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në kampionat dhe se dëshiron një sukses që në ndeshjen e parë të përballjes së dyfishtë me shqiptarët.

“Një ndeshje e rëndësishme për klubin, për grupin e lojtarëve, por çdo ndeshje në Kupat e Evropës ka një veçori të ndryshme nga ato të kampionatit, nuk lejohet të bësh hapa të gabuar. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet. Jemi në fillim të sezoni dhe gjithçka nuk po shkon ashtu siç do të doja, por grupi e kuptoi që duhet të kemi një qëndrim. Përvoja e sezonit të kaluar me Laçin nuk ishte e këndshme, një kujtim i trishtuar, por nuk dua të mbetem në të kaluarën, pasi janë nxjerrë mësime.

Duhet të administrojmë mirë gjithçka në grup, ndaj do të spikatë cilësia individuale, sepse kemi lojtarë të cilët mund të bëjnë dallimin dhe shpresoj ta shoh në aspektin e rezultateve. Ne përpiqemi të imponohemi që në duelin e parë, jemi të informuar mirë për kundërshtarin, atmosferën dhe temperaturën, por këto gjëra duhet t’i kompensojmë me motivim dhe vendosmëri. Duhet të organizohemi shumë më mirë se në 20 minutat e fundit të lojës Sepsis. Është e rëndësishme të jetosh momentin, ta kapërcesh këtë kundërshtar. Nuk kam frikë kurrë, por ka shqetësime”.

Më tej, trajneri i Universitateas ka vlerësuar skuadrën e Vllaznisë, por ka folur edhe për gjendjen fizike të skuadrës.

“Kundërshtari është i organizuar, agresiv, mbështetet tek forca e grupit është një kolektiv solid, megjithëse kanë edhe disa individualitete. Por jemi krenarë që përfaqësojmë një klub të lavdishëm dhe ky duhet të jenë një stimul për lojtarët. Shpresojmë të shfrytëzojmë të gjithë ata që kanë pasur probleme mjekësore, përveç Vlladoiut, i cili ka një dëmtim më të rëndë. Në parim, 11-shi i parë është e skicuar, do të ketë disa ndryshime, mund të shihet Raul Silva, por kush luan do të japë 100 %. Energjitë i kemi të kanalizuara për ndeshjen e nesërme, ndërsa merkato është punë e drejtuesve.

Të dhënat fizike nuk pasqyrojnë atë që u pa më në fund me Sepsis, ne duhej të ishim shumë më të organizuar dhe të mos u jepnim atyre ato hapësira. Në kampionat mund të rikuperosh ende pikë, por në këto ndeshje evropiane nuk mund të gabosh. Ne kemi informacione për kundërshtarin, kemi bërë një analizë, do të ketë një tifozeri që do të inkurajojë ekipin e tyre, shpresoj që ne të kemi mundësi ta përdorim këtë armiqësi në favorin tonë. Falenderojmë tifozët tanë që kanë ardhur në numër të madh me ne, në një distancë të gjatë dhe në temperatura të tilla. Nuk po mendojmë për pasnesër, do të ishte gabim i madh të mendojmë për kundërshtarin e ardhshëm të mundshëm në Kupat e Evropës”.

Ndërkaq, për ndeshjen me shqiptarët e Vllaznisë së Shkodrës foli edhe mbrojtësi Pap.

“Të gjithë e dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, me një kundërshtar të mirë, por shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Ne përgatisim çdo ndeshje për fitore. Nuk duhet të mendojmë më për ato ndeshjet me Laçin, jetojmë në të tashmen dhe mendoj se kemi nxjerrë mësime. Mendoj se i bëmë mirë detyrat e shtëpisë për këtë ndeshje. Do të jetë një atmosferë armiqësore, po na pëlqen presioni, na motivon, na vjen mirë që ka shumë shikues në stadium”.